Spotify shtrëngon planin Family me verifikim me kod QR: kush dështon, s’hyn dot në plan tjetër për 12 muaj
Spotify po u kërkon disa anëtarëve të planit Family të skanojnë një kod QR nga telefoni i pronarit të llogarisë, për të provuar se jetojnë bashkë. Kush nuk e bën brenda 7 ditëve, kalon në versionin falas dhe bllokohet për një vit nga planet e tjera familjare.

